Free Web Hosting Provider - Web Hosting - E-commerce - High Speed Internet - Free Web Page
Search the Web


Cerciz Loloci me panteonin miqesor

Bote e vogel per idhnime te medha; jeta edhe me e vogel

 


Cerciz Loloci

Lindur ne Gjirokaster me 18.05.1961 dhe banues ne Tirane

Rruga Kongresi i Lushnjes,

P. 31, Sh. 2, Ap. 18,

Tel: 22 30 74

cel: 068 22 15 007

Email: cerciz@yahoo.com

cloloci@osfa.soros.al

cercizloloci@gmail.com

Tirana- Albania.

Shkollimi

1982-1986: Studimet e larta ne Universitetin e Tiranes, Fakulteti Histori-Filologji, dega Gjuhe-Letersi Shqipe.

Postnentedhjete e ne vijim: perkrahes (pa arme ne dore) dhe pa ndonje akt te spikatur heroizmi ne proceset demokratike.

Prej 15 vjetesh gazetar dhe publicist ne disa nga mediat e perditshme (Albania, Koha Jone, Shekulli, TemA, Albania, Telegraf. Shqip)

Aktualisht ne fondacionin Soros: Kordinatori i Marredhenieve me Publikun dhe menaxher i Shtepise se OJQ-se

Botimet

Redaktor pergjegjes i revistes dygjuheshe (shqip-frengjisht), Monumentet, botim i Akademise se Shkencave

Autor i dhjetra skicave, tregimeve, novelave, monografi, dosje letrare, nje skenar filmi dhe nje roman. Autor i nje komedie MIKOMANIA, vene ne skene me trupen amatore te Universitetit Bujqesor, Kamez.

Te tjera nga krijimtaria:

TREGIME, permbledhje me tregime, shtepia botuese N. Frasheri.

ADOLESHENTET, permbledhje me tregime, shtepia botuese N. Frasheri.

PLANET VIRGJERIE, roman me subjekt nga lufta italo-greke, 1940, shtepia botuese M. Barleti.

HOLOKAUST, Dosje pa koment per krimet e Miloshevicit, shtepia botuese L. Skendo, bashkeautor.

ZALLDARDHA, monografi, shtepia botuese LUMO SKENDO.

HIRET E PROSTITUTAVE, tregime dhe nje novele, shtepia botuese ENTER.

Redaktor i librit "Nje dosje per Kadarene", i librit “Albanistan”, i librit "Vilsoni dhe Genci" me parathenie te I. Kadarese.

Shkrime publicistike, esse, veshtrime kritike, recensione, tregime, novela...botuar edhe jashte shtetit.

Tregimi i pare “Nje tufez me lule”, 1981, botuar ne te vetmen gazeten letrare te perjavshme "Drita" ka qene njeheri edhe fitues i cmimit te pare te Republikes.

Fitues i disa cmimeve te tjera letrare lokale dhe kombetare.

Jane ne proces perkthimi disa tregime, novela dhe nje roman.

Panteoni i miqve

Panteoni i miqve ose klubi im nuk eshte teper i madh, por kurrsesi i vogel. Nese deshironi dicka per miqte e mi, une mund tju rrefej per Elena & Ismail Kadare, Ana & Capajev Gjokutaj, Adri Nurellari, Agron Tufa, Alush Shima, Adrian Kycyku, Ali Salaj (Mal i Zi), Albert Rakipi & Jerina Zaloshnja, Artan Haxhi, Ali Oseku, Arben Muka, Agim Neza, Aleksander Meksi, Bashkim Shehu, Briseida Mema, Besnik Bisha, Besnik Aliaj, Brikena Cabej, Dorota Horodyska, Dalip Greca,  Edi Rama, Edmond Gjoka, Erkanda Bujari, Fatmir Koci, Gazmend Leka, Gentian Cocoli, Gjergj Sinani, Inva Mula, Idlir Azizi, Iso Rusi,  Jorma Loci, Leonard Olli, Kozara & Adrian Kati, Kristina Papingji, Kristina Jorgaqi, Petri Bozo, Maks Velo, Manjola Tershana,  Marjeta Zace, Nazmi Hoxha, Pranvera Skana, Rrapo Zguri, Rezarta Reso, Rita Shehu, Salajdin Salihu, Teuta Papavangjeli, Shaban Sinani, Sokol Shehu, Sadik Bejko, Shpend Bengu, Vasil Qesari, Valbona Bozgo, Virion Graci, Virgjil Muci, Vladimir Avrami, Zydi Dervishi...

---------------------------------- 

Tereza, Ferid Murati dhe Ismail Kadare

Nene Tereza dhe Kadare

Shqiperia ka dy nobeliste: Nene Terezen per Paqe dhe Ferid Muratin per Mjekesi. Kandidat per cmimin Nobel ka qene njeher edhe Gjergj Fishts, nje klerik poliedrik, qe pati edhe nje mbeshtetje te fuqishme nga Vatikani, por nuk arriti ta fitonte. Kandidat i disahershem per cmimin Nobel ka qene dhe vazhdon te jete per cdo vit edhe Ismail Kadare, figura me e njohur dhe e gjithepranuar nga shqiptaret dhe me nje reputacion te padiskutueshem nderkombetar. Kadarene e ka shoqeruar nje makth disavjecar; ka qene disa here deri nder tri emrat me te mundshem, nuk eshte propozuar asnjehere nga vendi vet, eshte i perkthyer ne mese gjashtedhjete gjuhe te huaja; ka fituar te gjitha cmimet prestigjioze letrare dhe eshte ende ne pritje te ketij kurorezimi te madh. Kadare vleresohet si nje nga pese shkrimtaret me te medhenj te te gjitha koherave, perfshi Homerin, Danten, Shekspirin, Servantesin... Kadare eshte fitues i Man Booker International dhe anetar i Akademise Morale te Frances.

Gonxhe Bojaxhi

Epitaf

Pa pasur nje histori te bujshme si nje zonje e pare amerikane, pa arshivuar asnje seri flirtesh dhe trillesh nga me te paparafytyrueshmet dhe me te cuditshmet si Ledi Dajana, pa pasur kurrfare lidhje me diktaturat me te egra dhe me demokracite me te ndritshme, gruaja trupimet Tereza eshte shembelltyra e femres qe i referohet krejt njerezimi. Me poshte po japim disa mendime te saj qe ngjajne edhe me nje epitaf:

Jeta eshte nje mundesi:

Kape!

Jeta eshte nje bukuri:

Admiroje!

Jeta eshte nje enderr:

Realizoje!

Jeta eshte nje detyre:

Plotesoje!

Jeta eshte nje loje:

Luaje!

Jeta eshte nje mister:

Njihe!

Jeta eshte nje premtim:

Mbaje!

Jeta eshte nje dhimbje:

Kaperceje!

Jeta eshte nje kenge:

Kendoje!

Jeta eshte nje lufte:

Luftoje!

Jeta eshte nje aventure:

Sfidoje!

Fryti i heshtjes eshte:

Lutja.

Fryti i lutjes eshte:

Besimi.

Fryti i besimit eshte:

Dashuria.

Fryti dashurise eshte:

Sherbimi.

In Memoriam KAROL WOJTYLA

"Bregu i Qetesise"

DUKE MENDUAR PER ATDHEUN...

Atdheu - kur mendoj - atebote shpreh vetveten

                                               dhe rrenjosem

per kete me flet zemra sikur nje kufi i fshehur

                                    qe me shpie tek te tjeret

qe te na rrembej me te kaluaren e kahershme

prej kah une shfaqem...kur mendoj Atdheu -

                                    qe ta mbyllja si thesar

ne vetvete

ndaj gjithnje pyes... si ta shumezoja si ta zgjeroja

kete hapesire te mbushur te paane.

STANISLAV

II.

1.

Toka pershkohet ne dritare

pershkohen drure e fusha

e gjethet e mbukuara me bore

Pastaj prap blerimi i sapocelur

i pjekur dhe i shuar si qiriu.

Toka polake pershkohet

ne te bleruar - e zbardhellyer ne bore

Pastaj  endacaku - shtektar - e thith

e fundin nuk e gjen kurre

As zogjte qe ikin fluturimthi

ndaj aeroplani per nje cast

perpin hapesiren -

                    Atdheun e mbyll ne kuadratin e vet

            2.

Toke e bashkimit te veshtire. Toke e njerezve

                        ne te kerkuarit e shtigjeve te veta

Toke e ndarjes se dyte ndermjet princerve

                                                    te te njejtit fis

Toke e flijimit te lirise se cdonjerit

                                                ndaj te gjithve

Toke e copetuar thuajse permes gjashte brezerish

e copetuar ne harta te botes

                             ne sa e sa fate te bijve te vet

Toke e copetuar dhe aq e bashkuar

                                            ne zemra te Polakeve

si asnjera.

BREGU I QETESISE

3.

Derisa detin qafon

me bebezat e hapura te syve

dhe dallget e shqetesuara

gjithnje duket se ne ty po fundosen

te gjitha thellesite

e detit qe banon ne mua

me qetesine e mberthyer rreth e qark

dhe ftohtesine

Fundosesh, fundosesh!

pastaj perkulesh e shket

                                                me ngadale

dhe ndien fare trokellime hapash

ne te cilen grumbullohen duke dritheruar

vetem shpirti, shpirti i njeriut

kredhur ne nje pike te vogel

ai shpirt i rrembyer ne rryme

4.

E tille nuk eshte ajo drite

Atehere kur deti shpejt te fsheh ne thellesi

dhe te shkrin ne thellesine e heshtur

- drita nga dallge te shqetesuara humbet

dhe me ngadale me nuk ka det ndersa mbetet vetem shkelqimi.

Atehere shih ne pasqyra te largeta te aferta

sheh hijen tende

Se si fshihesh ne kete Drite

qe per vogelsira eshte e tejdukshme

prej kah mbetet vetem shkelqimi

pastaj - shih vetveten. Ja Miku,

i cili eshte vecse nje shkendije dhe tere

                                                    nje Shkelqim.

llamburites ne shkendija te papara

dhe nuk ndien se je i mberthyer me Dashuri.

5.

Dashuria gjithcka me ka shpjeguar

dashuria gjithcka ka  zgjidhur

ndaj e admiroj kete Dashuri

ngado qe frymon

Ndersa jam bere rrafshire per rjedhjen

                                             e qete te hapur

ne te cilen nuk ka asgje as nga oshetime dallgesh

as nga trungu i ylberte

sa me shume ka ne dallget e shqetesuara

e cila ne thellesira driten zbulon

dhe kete shkelqim prape frymon

Ndaj, ne kete qetesi i fshehur jam une - gjethi

                                                      liruar ererash

nuk shqetesohem me per asnje drite te humbur

thellesive te paprekura te detit.

7.

Atebote kur Zoti gjakon eshte porsi lulja

i etur per ngrohtesi diellore

Ndaj, zbrit ne bregun tim, o Drite

thellesive te paprekura brigjeve te qetesise

Flaka e ndezur

as afer as larg qiellit

mbaje mend, zemer, ky eshte veshtrimi,

ne te cilen ty te pret amshimi

Perkulu zemer, perkulu, diell bregdetar

mbuluar thellesive te syve

mes lulesh te bukura

mes nje trendafili

8.

Cfare domethene, aq veshtroi, kur asgje nuk shoh

kur tej horizontit te paane zogu i mbreme fluturoi

kur dallget e detit fshehkan

thellesive te paprekura.

Nje mugetire rreth e qark mbuluaka bregun e

qetesine

gjithnje e me pak shoh

ai diell ne te perenduar

me ngadale bie

ndersa ai imazh i tere kredhet ne mua.

Ndaj ne mugetire ka aq drite

sa jeta ka ne trendafilin e celur

sa Zota

ne brigjet e shpirtit.

 

 


 







Faqja siperane